Policia zvicerane ndalon një vozitës nga Maqedonia me shpejtësi prej 225 km/h

82
#

Policia Kantonale e Thurgaut në Zvicër, ka tërhequr nga komunikacioni një vozitës të krisur më 23 gusht të këtij viti, i cili në autostradën A7 në Bertschikon, po qarkullonte me shpejtësi prej 225 km/h.

Policia Kantonale e Thurgaut, më 23 gusht të këtij viti, në autostradën A7 në Bertschikon drejtimi për në Kreuzlingen, po kryente një kontroll mobil të shpejtësisë. Pak para orës 13.30 pasdite, ajo hasi në një vozitës që po qarkullonte me shpejtësi prej 225 km/h. Pas zbritjes së tolerancës, u vërtetua se ai e kishte tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar prej 120 km/h për 98 km/h.

Vozitësi është një 56-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, me venbanim në Kantonin e Thurgaut, informon Shtegu.com. Policia ia ka marr menjëherë patentën e shoferit, ndërsa prokurori përgjegjës është duke zhvilluar një hetim penal.