Policja ia la 12 mijë euro tezes së saj dhe e ka pyetur sa kushton një várrim?

Advertisment

Valdete Bllaca, e stërvitur dhe me profesionin e polices, e kishte paramenduar dhe e kishte përgatitur në përpikëri skenarin e trágjedisë së djeshme. Vr asjen e prindërve, dy vëllezërve e më pas edhe vetëvr asjen, Valdete Bllaca e kishte planifikuar së paku një ditë përpara.

Sinjali ka mësuar nga burime të sigurta e të afërta me familjen e polices se dyshohet që së paku një ditë përpara kr imit, ajo i kishte dorëzuar te tezja e saj 12 mijë euro.

Reklame

Në bisedë e sipër, Valdete Bllaca mësohet se e kishte pyetur tezen se sa do të mund të kushtonte një va rrim. Megjithatë, ajo nuk i kishte treguar tezes asnjë detaj se pse po ia linte paratë dhe se ku i kishte marrë ato, raporton Gazeta Sinjali.

Intriguese dhe dramatike ishin edhe lëvizjet dhe sjelljet e fundit të polices Valdete Bllaca përpara se ta vr iste babain, nënën, dy vëllezërit e më pas edhe veten.

Gazeta Sinjali mëson gjithashtu se personat e fundit që ajo i kishte kontaktuar ishin tezja dhe bashkëshorti i saj. Kontakti me ta kishte ndodhur vetëm disa minuta para se ajo ta shkrepte ar mën drejt vetes, në fund të një vr asjeje të katërfishtë.

Tezja me bashkëshortin e saj, në ditën trágjike kishin shkuar për vizitë te familja Bllaca, mirëpo te dera i kishte pritur Valdete Bllaca për të mos i lënë të hynin brenda. E shqetësuar, Valdete Bllaca mësohet se u kishte thënë atyre se ata (familja) nuk janë aty dhe se ajo ishte e zënë.

Pasi ishin përshëndetur me policen dhe kishin vendosur të largoheshin nga aty, tezja dhe bashkëshorti i saj dëgjuan krismat e dy plùmbave që Valdete Bllaca i shkrepi drejt vetes.