Poliklinika e premtuar në Saraj, Bexheti: Arsyet e vonesës nuk i di, pyetni në Ministrinë e Shëndetësisë (VIDEO)

Advertisment

Ndërtimet për poliklinikën në Saraj nuk kanë nisur sipas afatit të premtuar. Pyetëm në ministrinë e shëndetësisë. Nga atje shkurt u përgjigjen se procedura e furnizimit publik është në punime e sipër.

Në shkurt të vitit 2019 kryetari komunës së Sarajit dhe ish zëvendësministri Asim Musa u premtuan banorëve të Sarajt se në verë të 2019 do të fillojnë punimet, por deri tani nuk është vendosur as edhe një gozhdë. I pari i Sarajit Blerim Bexheti thotë se nuk i din arsyet e vonesës, ndërsa fajin e hedh tek Ministria e Shëndetësisë.

Reklame

“Deri në paraqitjen e pandemisë gjegjësisht Covid 19 që pastaj është paraqitur një vonesë për cilat arsyet unë nuk i di. Mirë është ta pyetni Komisionin dhe Ministrinë e shëndetësisë. Unë në komunikimin e djeshëm me ministrin e shëndetësisë dhe zëvendëskryeministrin Osmani kam informacionin që javën e ardhshme duhet të kryhet procedura”, tha Blerim Bexheti Kryetar Komunës së Sarajit.