Politikanët shqiptar të marrin mësime prej Pendarovski se si duhet të duhet kombi

Ejup Berisha

Politikanët shqiptar në RMV duhet të marrin mësime prej Presidentit Pendarovski se si duhet të duhet kombi.
Presidenti i Republikës Z. Stevo Pendarovski para disa ditësh është shprehur se të burgosurit e ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e RMV-së nuk janë teroristë.

Reklame

Ai në dy prononcime të tija publike bile është shprehur se duhet ripërsëritur procesi gjyqsor për ato ngjarje. Nuk dua të jap kualifikime personale lidhur me ngjarjet e përgjakshme që ndodhën në Kuvendin e Republikës para më shumë se tre viteve. Por ajo që dua të themë lidhur me pronocimin jo vetëm të Presidentit por edhe të disa politikanëve të tjerë vendor për rastin në fjalë është ky se në ato ngjarje kishte dhunë pra kishte dhunë të përgjakshme, dhe i mbarë opinioni por edhe ne të gjithë i pamë skenat e përgjakshme ku autor kryesor të tyre ishin personat që sot ndodhen nëpër burgjet e vendit.

Mund të mos pajtohemi me Presidentin lidhur me idenë për rikualifikimin e veprave të autorëve kryesor të dhunës së 27 prillit 2017 por ajo që më bën përshtypje pozitive te Presidenti i Republikës është ndjeshmëria dhe dhembshuria e tij për fatin e personave të burgosur maqedonas dhe për fatet e familjarëve të tyre gjë e cila mungon plotësisht te politikanët shqiptarë kur bëhet fjalë për disa dhjetra shqiptarë të arrestuar të dënuar dhe të burgosur me disa qindra dhe mija vjet burg të shqiptuara ndaj tyre dhe atë për disa vepra që nuk i kanë kryer të dënuarit për to.

Pra ka kohë që disa dhjetra shqiptarë janë akuzuar për terrorizëm dhe askush nga politikanët shqiptarë në pushtet se ka thënë dhe nuk e thotë asnjë fjalë të vetme për ta të paktën as edhe vetëm verbalisht askush nuk e ka thënë dhe nuk e thotë asnjë fjalë të vetme ndërsa duheet pasur parasyshë se edhe të burgosurit shqiptar dhe familjarët e tyre janë njerëz të cilët kanë vuajtur dhe vuajnë shumë për faktin se janë dënuar pa bazë juridike kështu kot bashk-kombas të tyre. Ndërsa të njëjtët politikan nuk ndalen duke thënë se në pushtet kanë ardhur për ti bërë të barabartë shqiptarët me të tjerët në këtë shtet.

Ku është pra barazia këtu te ne dhe kur jemi te shqiptarët këta për vepra që nuk i kanë kryer, të njëjtjat u mvishen pa arsye dhe pa asnjë bazë juridike dhe të njëjtët për to nga gjykatat kompetente të vendit kanë marrë dënime maksimale dhe drakonike pa i marrë parasyshë argumentet e tyre që janë me bazë të shëndoshë juridike. Dhe paramendoni ata që duhet të dalin në mbrojtje të tyre qe sa e sa vite jo vetëm që nuk e kanë thënë dhe nuk e thonë as edhe një fjalë por edhe nuk kanë marrë asnjë nismë për ti liruar ata. Unë vetëm kur më kujtohen dënimet e shqiptuara për shqiptarët në ato dhjetra raste të montuara rrënqthem trishtohem dhe bëhem shumë keq nga dhembshuria dhe ndjeshmëria ndaj tyre dhe ndaj familjarëve të tyre.

Njerëz a jeni këndej disa dhjetra njerëz shqiptar dergjen burgjeve të vendit për vepra të montuara dhe të gjithë ne rrimë të qetë me logjikën e palogjikshme dhe jo të shëndoshë se ani nuk është rasti ynë dhe nuk jemi të tanguar ne për to ndërsa sa u përket të tjerëve pra nëse është kështu atëher nuk ka asnjë problem për ne ata le të dergjen burgjeve sa të duan se për ne nuk bëhet nami. Dhe i shoh reagimet ngative të njerëzve ndaj prononcimeve të Presidentit të vendit Z. Pendarovski këta shpesh thonë se ai bën keq që kërkon që veprat e të burgosurve për sulmet e 27 prillit në Kuvend të mos vazhdojnë të kualifikohen si terorizëm.

Po politikanët shqiptarë për dallim prej Presidentit të vendit nuk janë të interesuar dhe nuk interesohen aspak për të burgosurit shqiptarë e për ngritje të nismave për sjelljen e drejtësisë në vend për veprat e montuara askush as nuk e lëviz as edhe gishtin më të vogël të dorës apo dhe të këmbës.

Në audicionin e spektaklit Amerikan të titulluar Amerika ka talent ishte paraqitur një person me ngjyrë nga Luiziana me emrin Arqi Viliams i cili në vitet e 80 të shekullit të kaluar ishte arrestuar dhe dënuar padrejtësisht për një vepër që nuk e kishte bërë aspak ai. Dhe autoritetet gjyqsore amerikane Arqin e kishin dënuar me burg në kohëzgjatje prej 37 vitesh. Me ta dëgjuar tregimin e Arqit qysh në fillim gjysma e publikut prezent në sallën e produkcionit AGT nisi të ndjehej keq lidhur me faktin se ai ishte dënuar padrejtësisht dhe se ai kishte mbajtur aq shumë vite burg si i pafajshëm.

Më vonë më shumë se gjysma e publikut në AGT qanin për Arqin apo për atë që ai ishte dënuar padrejtësisht me burg në kohëzgjatje pre 37 vitesh. A mund ta paramendoni një reagim të tillë në mesin e shqiptarëve këtu te ne si të publikut të Amerika ka talent jo nuk mund ta paramendoni sepse politikanët shqiptarë nuk e bëjnë një gjë të tillë apo kjo do të thotë se të njëjtët nuk merren aspak me hallet dhe me dertet e shqiptarëve që dergjen kot nëpër burgjet e vendit për ta si duket këto reste nuk kanë kurrfar rëndësie.