Politikania më e bukur në Kosovë mbetet jashtë Parlamentit, kërkon hapjen e kutive

Partia Bashkimi Social Demokrat i Duda Baljes nuk ka arritur të futet në Kuvend pasi mori 2 569 vota, kurse ish-deputetja ka arritur të marrë 2 213 vota.

Iniciativa e Adrijana Hoxhiç që thotë se përfaqëson komunitetin boshnjak ka arritur të futet për herë të parë në Kuvend dhe Hoxhiç ka fituar mandatin.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Lidhur me këtë çështje, Duda Balje ka parashtruar ankesë në PZAP dhe ka deklaruar se të njëjtën do ta dërgojë edhe në Gjykatë Supreme dhe në Kushtetuese.

 

Në krah Duda Baljes i kanë dalë edhe 50 organizata jo qeveritare boshnjake në Kosovë, të cilat thonë se nuk pranojnë si përfaqësues ata politikanë që u zgjodhën me vota të komuniteteve tjera.