Pollog, për 24 orë regjistrohen 3 raste të kafshimit nga qentë endacak

Advertisment

Me 21 shtator në orën 10 e 40 minuta, A.K. (29) nga Tetova në SPB-Tetovë ka raportuar se ka qenë i sulmuar dhe kafshuar nga një qen i pastrehë, në rrugën 114 në Tetovë.

Të njëjtën ditë në ora 13 e 30 minuta, 44-vjeçari J.L. nga Belovishtë e Gostivarit, në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 13.00 vajza e saj e mitur, në hyrje të fshatit, ka qenë e sulmuar dhe kafshuar nga një qen i pastrehë.

Reklame

Po ashtu në të njëjtën ditë në orën 08 e 30 minuta, D.O. (81) nga Shkupi në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës

07.00, në fshatin Bitushë e Rekës së Poshtme, ka qenë e sulmuar dhe kafshuar nga disa qenë të pastrehë.