Popullsia e vendit po plaket, rritet numri i të vdekurve, ulet numri i të lindurve

Advertisment

Sipas vlerësimit të popullsisë, në fund të vitit të kaluar në vend ka pasur 2.076 255 banorë, që është për 7.083 persona më shumë krahasuar me vitin 2014 dhe 23.533 persona më shumë krahasuar me vitin 2009. Në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2019, shënohet rritje e vazhdueshme e të huajve të zhvendosur. Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se gjatë periudhës së njëjtë numri i fëmijëve të posalindur është ulur, ndërsa i të vdekurve është rritur.

Sipas vlerësimit të popullsisë në Republikës së Maqedonisë të Veriut ka 2.076 255 banorë, që është për 7.083 persona apo për 0,3 për qind më shumë krahasuar me viti 2014 dhe 23.533 persona apo 1,1 për qind më shumë krahasuar me vitin 2009.

Reklame

Në periudhën 2009 deri 2019 shënohet rritje e vazhdueshme e të huajve të zhvendosur në Maqedoninë e Veriut.

Për sa i përket strukturës së moshës, popullsia e Maqedonisë po plaket gjithnjë e më shumë. Në periudhën nga 2009 deri në vitin 2019, pjesa e popullsisë së re (0-14 vjet) në përgjithësi u ul nga 17.7 në 16.2 për qind, dhe pjesa e popullsisë së vjetër (65 vjeç dhe më e vjetër) u rrit nga 11.6 për qind në 14.5 për qind.

Në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2019, ESHS ka vërejtur se numri i lindjeve të gjalla është ulur me 3.839 ose 16.2 për qind. Ndryshimet në strukturën e moshës të popullsisë kanë pasqyrimin e tyre në numrin e vdekjeve në vend. Numri i vdekjeve kontribuoi në rritjen e shkallës së vdekshmërisë, e cila në vitin 2019 ishte 9.8 (vdekjet për 1000 popullsi).

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, vitin e kaluar u regjistruan në vend 19.845 lindje të gjalla dhe 20,446 vdekje, që do të thotë se rritja natyrore është negative dhe arrin në – 601.