Porosi për Kurtin dhe Mustafën. Na ikëm, thirnna kur t’bahet mirë (foto)

Advertisment

Një pankartë me një mesazh interesant është vendosur në afërsi të Kuvendit të Kosovës.

“Na ikëm! Thirrna kur t`bahet mirë”, është porosia që është vendosur në të e cila është ilustruar me një imazh të kreut të LDKsë, Isa Mustafa dhe atij të Vetëvendosjes, Albin Kurti me një karrige në mes.

Reklame

Në afërsi të vizatimit ku shihen Mustafa dhe Kurti ndodhet edhe mbishkrimi i LDKsë dhe motoja “Beso” që e përcolli këtë subjekt politik në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ende nuk dihet kush e ka bërë këtë pankartë e cila erdhi në kohën kur ende ka mospajtime mes VVsë dhe LDKsë rreth arritjes së koalicionit qeverisës ku si pika kyçe të mosakordimit me styre janë përmendur çështja e Presidentit, Kryeparlamentarit dhe ndarja e ministrive.