Portieri i Real Madridit pozitiv me koronavirus

Advertisment

Portieri i Real Madridit, Andriy Lunin, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Lunin, që ishte grumbulluar me kombëtaren e Ukrainës për ndeshjen kundër Spanjës, në testimet e kryera sot ka rezultuar pozitiv.

Reklame

Përveç tij në kombëtaren ukrainase pozitiv me ‘Covid-19’ ka dalur edhe Yuiry Pankiv, i cili poashtu është portier.

“Që të tre të infektuarit janë në izolim në dhomat e tyre në Hyatt Regency Chantilly, ku ekipi është duke qëndruar,” thuhet në lajmin e publikuar nga skuadra e Ukrainës.

Pjesa tjetër e ekipit ukrainas ka vazhduar stërvitjet normalisht.