Poste të larta shtetërore për shqiptarët!

Advertisment

Sikurse në zgjedhjet e vitit 2016 edhe në këto zgjedhje përkrahja nga shqiptarët për ish kryeministrin ( liderin e LSDM-së) Zoran Zaevin nuk mungon.

Janë shumë të tillë të cilët jo vetëm me votë,por edhe me shumë kontribut i kanë qëndruar afër. Tashmë kjo parkrahje vijon edhe në këtë fushatë ku shumë prej tyre shihen në fotografi me Zoran Zaevin. Ndonëse në qeverinë e kaluar një pjesë e këtyre mbështetësve nuk morën poste apo drejtori,kësaj rradhe kanë garanca se pas zgjedhjeve në qeverinë e re në rast se fiton LSDM-ja,atëherë për këta mbështetës do të ketë avancime në institucione më të rëndësishme shtetërore.

Reklame

Një përkrahje e këtillë Zaevit i jepet edhe gjatë kësaj kohe kur fushata elektorale është në vlugun më të madh nga shqiptarë të qyteteve si Tetova,Shkupi,Gostivari, Kumanova,Struga,Dibra dhe kështu me rradhë. Vetë këta mbështetës thonë se kanë besim tek premtimet e Zaevit.

Ata potencojnë se janë shumë shqiptarë të cilët kanë kapacitete profesionale që të udhëheqin shumë institucione ,kurse premtimet janë se do të ketë shumë avancime në këtë aspekt. Mbështetja e shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale ka qenë kyçe për Zaevin prandaj edhe ai ka obligim moral që të kujdeset për këta kuadro që i kanë qëndruar afër në fushatë zgjedhore.

Poashtu afër tij vërehen edhe figura të njohura të cilat kanë kontribuar edhe në parti tjera,por që nuk janë avancuar në ato vende ku ato meritojnë të jenë dhe janë të aftësuar. Kjo tregon se edhe vetë kreu i LSDM-së ka besim të plotë tek këta kuadro që i ka angazhuar sidomos në fushatën aktuale elektorale sepse në të ardhmen shtetin e presin sfida më të mëdha në shumë aspekte prandaj edhe Zaevit i nevojiten këta njerëz.