Poston video ku Presidenti Macron shkelet me këmbë/ Tregon Hoxhë Ahmet Kalaja: Ja pse e bëra

Advertisment

Hoxha Ahmet Kalaja, ka reaguar në lidhje me videon që publikoi pak orë më parë ku shihej që në një hyrje të restorantit janë vendosur foto të Presidentit francez Emmanuel Macron, ku të gjithë njerëit që futen e shk.elin me këmbë. Videoja e tij bëri bujë në rrjetet sociale dhe mediat e cilësuan si një përgjigje ndaj Macron, pasi ky i fundit ka treguar së fundmi me deklaratat e tij dhe me vendimin për të vendosur karikaturat e Profetit Muhamed në Francë se është kundër myslimaneve.

Në një prononcim për Dosja.al Kalaja thotë se videoja që postoi ishte thjesht një reagim i momentit dhe sipas tij në video nuk ishte asgjë për t’u bërë lajm. Por pavarësihst kësaj ai thotë se falenderon mediat që e kanë publikuar videon e tij si një përgjigje ndaj presidentit.

Reklame

“Ishte thjesht një reagim momental, po më bëri përshtypje qe si gjithmone mediat e bëjnë lajm. Nuk ka aty asgjë për tu bërë lajm. Megjithatë i falenderoj ata që e bën lajm.”- thotë ai.