Pothuajse gjysma e të infektuarve me Kovid në vend janë nga Shkupi

Advertisment

Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik, për periudhën prej 19 deri më 25 tetor, gjithsej 13,993 materiale janë testuar në laboratorë ku kryhet testimi molekular për praninë e SARS-CoV-2. Është vërejtur rritje prej 5.9 për qind krahasuar me javën e kaluar, informuan sot nga Ministria e Shëndetësisë.

Janë regjistruar 3,410 raste të reja pozitive nga 35 qytete në vend, që është një rritje prej 27.4 për qind krahasuar me javën e kaluar. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 1,654; 48.5%), ku incidenca më e lartë javore është regjistruar – 267.8 / 100,000.

Reklame

Në periudhën e përmendur, përqindja e pozitivëve nga personat e testuar është 24 për qind.

“Janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është 30-39 vjeç (n = 750, 22.0%). Një numër i madh i pacientëve është regjistruar te personat në grupmoshat mbi 60 (n = 673; 19.7%), 40-49 (n = 632; 18.5%), 50-59 (n = 595; 17, 4%) dhe 20-29 (n = 539; 15.8%). Numri më i ulët është regjistruar në mesin e fëmijëve të moshës 0-9 (n = 72; 2.1%) dhe 10-19 vjeç (n = 149; 4.4%)”, kumtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sa i përket shpërndarjes gjinore, u raportuan 1,695 (49,7 për qind) femra dhe 1,715 (50,3 për qind) meshkuj. Nga rastet, 555 ose 16.3 për qind u ekzaminuan në mënyrë epidemiologjike.

“Pas marrjes së dy testeve negative për praninë e SARS-CoV-2 ose përdorimit të algoritmit të ri, të shëruar rezultojnë 1,566 njerëz që kanë qenë të shtruar në spital ose janë trajtuar në shtëpi, 477 më shumë se javën e kaluar”, thonë nga ministria.

Janë raportuar 84 vdekje nga 24 qytete, një rritje prej 71.4 për qind krahasuar me javën e kaluar. Për sa i përket moshës, 70 persona ishin mbi 60 vjeç, 13 persona të moshës 50-59 vjeç, tre vdekje u raportuan nga grupmosha 40-49 vjeç dhe 20 në grupmoshën 30-39 vjeç. Nga vdekjet, 45 ose 53.6 për qind janë hetuar në mënyrë epidemiologjike.

Raporti i hollësishëm i Institutit të Shëndetit Publik mbi situatën me Kovid-19 për periudhën 19-25.10.2020, si dhe situata kumulative me Kovid-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut është publikuar në ueb faqen e Institutit të Shëndetit Publik