Pozitive me koronavirus kasapi dhe bashkëshortja e tij

Një tjetër rast është konfirmuar me koronavirus në qarkun e Elbasanit, duke e çuar në 10 numrin e të infektuarve në këtë zonë. Bëhet fjalë për bashkëshorten e kasapit të konfirmuar ditën e djeshme në lagjen “11 nëntori” të qytetit. Tamponet i janë marrë 5 anëtarve të familjes së tij, por mësohet se ai kishte infektuar vetëm bashkëshorten.

Mësohet se që nga momenti kur ka shfaqur simptomat e para, kasapi ka pasur kontakte me të paktën 50 klientë, të cilët janë potencialisht të rrezikuar. Megjithatë shifrat zyrtare, priten që të bëhen zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, paraditen e sotme.

Ndërkohë, numri i të infektuarve në Shqipëria ka shkuar në 333, dhe 20 ai i viktimave. Mosha mesatare e të prekurve në Shqipëri është 50 vjeç, relativisht e re, krahasuar me vendet e tjera.