Pranvera Hyseni – astronomja shqiptare nga Kosova

Astronomja, Pranvera Hyseni nga Kosova është njëra ndër vajzat shqiptare që ka arritur të jetë pjesë e NASA-s është njëra ndër femrat shqipatare më të suksesshme në fushën e saj për shkak se së fundmi një asteroid mban emrin e saj, për momentin Hyseni është duke i zhvilluar studimet për shkencat planetare në Amerikë që për të konsiderohen sfiduese.

PRANVERA HYSENI – ASTRONOME

Reklame

“Pa dyshim se gjuha është njëra prej arsyeve ndoshta që ma ngadalëson pak më tepër se sa një student amerikan. Por përsëri mundohem që të ballafaqohem me lloj – lloj gjërash, tani më kam filluar ta kuptoj sistemin se si funksionon dhe deri tani kam kalu shumë mirë. Kam rezultate të mira dhe jam e kënaqur për këtë mundësi që më është dhënë deri më tani”.

Ndryshe, Hyseni prioritet konsideron paraqitjen dinjitose si shqiptare e Kosovës dhe sa më shumë të ngritet dhe vlerësohet puna dhe shteti i saj. /tetova1/