Prapaskenat e Mynihut/ Albin Kurti nxori në pah aleancën Vuçiç ,Rama, Thaçi

Advertisment

Me Albin Kurtin po ndodh një fenomen i panjohur më parë. Ai po krijon rreth vetes një koalicion të mbrojtësve të autokratëve nga Tirana në Beograd. Me të njëjtin zell që e sulmuan pas vizitës në Shqipëri mediat dhe gazetarët që i shërbejnë Edi Ramës, po në një gjatësi vale u vunë edhe të përditshmet në shërbim të Vuçiçit, si “Informer” dhe “Kurir”.

Kjo u duk e qartë edhe pas takimit të fundit të liderve ballkanikë në Mynih ku morën pjesë shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borell, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kreu i shtetit të Malit të Zi Milo Gjukanoviq, të Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, lideri bullgar Boiko Borisov dhe shumë personalitete të tjera.

Reklame

Ndonëse takimi u zhvillua me dyer të mbyllura sipas parimit “Chatam Haus”, që do të thotë se pjesëmarrësit nuk kanë të drejtë të publikojnë detaje pothuajse e gjithë përplasja mes Presidentit Serb dhe kryeministrit kosovar tashmë është zbardhur.