Prej nesër fillon aplikimi për kartelën e gjelbër për SHBA për vitin 2022

Advertisment

Prej nesër e deri më më 10 nëntor do të zgjasë regjistrimi në lotarinë për kartelën e gjelbër për vitin 2022 për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kandidatët mund të aplikojnë në formë elektronike në faqen zyrtare , faqe e cila i ka të gjitha udhëzimet. Duke filluar nga data 8 maj 2021, aplikuesit mund të kontrollojnë nëse janë përzgjedhur për programin.

Nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut informojnë se regjistrimi për këtë program është falas dhe inkurajohen të gjithë aplikuesit që të përgatisin dhe të parashtrojnë regjistrimet e tyre sa më herët.

Reklame

“Aplikuesit mund të përdorin një palë të tretë për të paraqitur aplikimin në emër të tyre. Sidoqoftë, secili kandidat personalisht është përgjegjës për të siguruar që informacioni i paraqitur është i saktë dhe i plotë. Informacioni i pasaktë ose që mungon mund të diskualifikojë aplikantin edhe pas zgjedhjes si fitues i lotarisë.

Pavarësisht nëse regjistrimi kryhet personalisht, ose ndihmohet nga një palë e tretë, siç mund të jetë avokati, miku ose ndonjë nga të afërmit, vini re që në emër të një individi mund të bëhet vetëm një regjistrim. Regjistrimet e shumëfishta për të njëjtin individ do të rezultojnë me diskualifikim nga programi”, sqarojnë nga Ambasada.

 

Çdo aplikues duhet të printojë dhe të ruaj faqen e konfirmimit, që shfaqet pasi të keni përfunduar regjistrimin. Kjo do t’ju nevojitet më tutje për të kontrolluar statusin e regjistrimit. Për më tepër, çdo aplikues duhet të mbajë kopje të numrit unik të konfirmimit, të paktën deri më 30 shtator 2022, pavarësisht nga përzgjedhja fillestare. Ky numër është mënyra e vetme për të kontrolluar nëse një aplikues është përzgjedhur apo jo.