Prej nesër gjobë 20 euro nëse nuk mbani maskë

Advertisment

Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi se sot do të kërkoj në mbledhjen e Qeverisë që të hyjë në fuqi masa për mbajtjen e obligueshme të maskave mbrojtëse nga të gjithë qytetarët.

Qytetarët po ashtu kërkohet që të kenë edhe dorëza. Ministri i këtij dikasteri Venko Filipçe tha se propozimin do t’ia bëj Qeverisë që masa të hyjë në fuqi si obligative dhe se ata që nuk e respektojnë paguajnë gjobë prej 20 eurove apo 1200 denarë.

Reklame

“Ministria e Shëndetësisë dhe komisioni për sëmundje ngjitëse nesër (e hënë) do të dërgojnë propozim deri te qeveria, që sanksionmi për mosmbajtje të mjeteve mbrojtëse të fillojë menjëherë, gjegjësisht të fillojë nesër apo më së voni deri të martën. Dua të apeloj që kjo masë duhet të respektohet dhe se masat mrojtëse mbahen ashtu siç është paraparë në ambient të hapur dhe mbyllur kur nuk mund të mbahet distanca fizike prej 2 metrave”, theksoi ministri Filipçe.

Sipas tij, qytetarët në qoftë se nuk i respektojnë masat dhe rekomandimet për distancë fizike dhe mbajtjen e maskave mbrojtëse, 1 maji do t’i gjejë në shtëpi me orë policore.

“Do të analizojmë dhe do ta shohim se si do të sillen qytetarët gjatë ditëve në vijim. Do ta shohim a po respektohen masat e distancës fizike dhe mbajtjes së maskave kur nuk mund të mbahet distanca sociale. Në bazë të kësaj do të sjellim vendim se si do të jetë i organizuar vikendi i ardhshëm”, theksoi ministri i shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni janë regjistruar 19 raste të reja, ndërsa 126 të shëruar. Deri tani 500 persona janë shëruar nga koronavirusi, Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend shkon në 1386.

/Foto: Lirim Shabani/