Prej nesër mot i ftohtë dhe me reshje të shiut

Advertisment

Prej nesër sinoptikët paralajmërojnë ftohje të motit, reshje të shiut, ndërsa në malet borë.

Gjatë ditës së nesërme vranësira do të rritet dhe në pjesët jugore do të ketë kushte për paraqitje të shiut afatshkurtër. Temperatura minimale do të lëviz në interval prej pesë deri në tetë gradë, ndërsa ajo maksimalja deri në 26 gradë.

Reklame

Nga e hëna, siç informojnë nga DPHM, moti do të jetë kryesisht i vranët, ndërsa nga mesi i ditës do të fillojnë reshje të shiut të përcjella me erë të përforcuar veriore de kushte për paraqitje të bubullimave. Në malet reshjet do të jenë të borës. Reshjet do të vazhdojnë gjatë natës dhe të martën gjatë ditës kur do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 25 l/m2) dhe kur do të fryjë erë e kohëpaskohshme e fuqishme jugore.

Reshjet gjatë natës drejt të martës do të jenë më intensive, ndërsa kohë pas kohe reshje më të rrëmbyeshme do të ketë të martën dhe të mërkurën kur do të fryjë erë e përforcuar jugore dhe shi afatshkurtër.

Të martën do të ketë edhe lëshim të madh të temperaturës ditore dhe më pas temperaturat gradualisht do të rriten deri të premten, kur reshjet do të përfundojnë.

Temperatura më të ulëta në mëngjes do të ketë të enjten dhe të premten dhe atëherë diku temperatura e mëngjesit do të jetë rreth zeros.