Prej sonte në mesnatë do kemi ulje të çmimeve të derivateve

Advertisment

Me vendimin e sotëm të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e benzinës dhe dizelit do të lirohen, informon Zhurnal.

Sipas vendimit të ri, çmimet e benzinës do të lirohen për gjysmë denari, me çka çmiim i Eurosuper BS 95 do të jetë 59,50 denarë, ndërsa i BS 98 do të jetë 61,50 denarë.

Reklame

Çmimi i ri i Euro Dizel lirohet për 1 denar e gjysmë dhe çmimi i ri do të jetë 50,5 denarë.

Edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë lirohet për 1 denarë dhe çmimi tani është 50,5 denarë, aq dhe sa dizeli.