Prej sonte në mesnatë hyn në fuqi ndalesa e të gjitha fluturimeve nga aeroporti i Shkupit

Advertisment

Prej sonte në mesnatë Aeroporti i Shkupit do të mbyllet për të gjitha fluturime komerciale. Gjatë ditës së sotme janë paralajmëruar 22 fluturime, kryesisht nga Beogradi dhe qyteti zviceran i Cyrihut.

Qeveria me 16 mars vendosi të mbyll plotësisht Aeroportit si masë mbrojtëse nga shpërndarja e virusit korona.

Reklame

Ditëve në vijim do të lejohen fluturimet vetëm për avionët e shtetit ata ushtarak, avionët humanitarë dhe medicinal si dhe avionët kargo.

“Për çfardo ndryshimi mbi orarin e punës për Aeroportin Ndërkombëtarë të Shkupit dhe Aeroportin e Ohrit, i cili është mbyllur të dielën, do të informojmë udhëtarët dhe publikun, konfor vendimeve të qeverisë”, thonë nga TAV Maqedoni./In7/