Prej sot Danimarka nis hapjen e shkollave fillore dhe çerdheve

Advertisment

Në përpjekje për të lehtësuar disa masa të izolimit nga koronavirusi, Danimarka nis sot rihapjen e çerdheve dhe të shkollave fillore.

Me rregullat e reja, fëmijët do të mbahen më larg njëri-tjetrit se zakonisht, do të ketë regjime të rrepta pastrimi dhe, aty ku është e mundur, mësimet do të mbahen jashtë.

Reklame

Kufizimet e tjera, si ndalimi i tubimeve në masë, mbeten, por autoritetet qeveritare thanë se numri i njerëzve të shtruar në spital, si pasojë e koronavirusit, është në rënie dhe se kufizimet e tjera mund të hiqen së shpejti.

Danimrka ka mbi 6,700 të infektuar me koronavirus dhe rreth 300 viktima.

Këtë javë, masat e izolimit kanë nisur t’i lehtësojnë edhe disa shtete të tjera evropiane, përfshirë: Italinë, Austrinë dhe Spanjën.

Megjithatë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka zgjatur izolimin atje deri më 11 maj. /Opinion.al