Prej sot fillon ndryshimi i motit

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej minus 1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 12 deri 19 gradë Celsius.

Reklame

Gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të ketë reshje të shiut dhe borës në vendet më të larta malore, si dhe ulje të temperaturave ditore.