Prej sot masa të reja anti Covid19 në Maqedoni

Advertisment

Në Maqedoni prej sot hyjnë në fuqi masat e reja anti –Kovid19, pasi që mbrëmë Qeveria miratoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive.

Tre masa të reja kufizuese janë në fuqi për të parandaluar shtimin e rasteve të infektimeve:

Reklame

Kafeteritë, restorantet dhe objektet e tjera hotelierike do të punojnë deri në ora 23, përveç atyre që shpërndajnë ushqime.

Administrata shtetërore dhe publike, komunat dhe gjykatat do të organizojë punën nga shtëpia përmes procesit online, ose do të punojë me ndërrime.

Për 50% do të shkurtohet numri i udhëtarëve në transportin publik.

Këto masa janë miratuar pas rritjes së numrit të infektimeve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.