Prej sot nga 300 euro për çdo fëmijë në Gjermani

Advertisment
HTML Image as link

Prej sot ka filluar pagesa prej 300 euro për çdo fëmijë në Gjermani. Kjo është vetëm një nga masat e pakos shpëtimtare e dakorduar në qershor për përballje me pandeminë. Pothuajse 18 milionë fëmijë do të marrin shtesë prej 300 euro.

Shtesa është pjesë e pakos së madhe të përballjes me krizën e shkaktuar nga koronavirusi. Bëhet fjalë për 300 euro me çka 200 euro do të paguhen në shtator, ndërsa 100 eurot e tjera në tetor.

Reklame

Kërkesa për pranimin e parave nuk dorëzohen, pagesa është në mënyrë automatike. Parakushti i vetëm për marrjen e shumës është të shfrytëzohet shtesa fëmijërore të paktën një muaj këtë vit- ose bonus prej 300 euro do të marrin prindërit fëmijët e të cilëve do të lindin deri në fund të vitit.