Prej sot ora 16:00 Maqedonia në izolim të plotë deri të hënën

Ora policore si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar nga pandemia Covid-19 sot fillon nga ora 16:00 dhe do të zgjasë deri të hënën në orën 05 00. Me këtë fillon karantina prej 61 orëve për të gjithë qytetarët në të gjithë vendin.

Sipas vendimit të Qeverisë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ora policore gjatë ditëve të punës fillon nga ora 16:00 – 5:00, ndërsa gjatë fundjavave qytetarët janë plotësisht të ndaluar të lëvizin.

Nga ndalesa janë përjashtuar policia, armata, punonjësit e shëndetësisë, punëtorët e maketeve dhe restoranteve që furnizojnë me ushqime. Farmacitë do të funksionojnë pa ndalesa.

Qeveria ka vendosur që për personat me aftësi të kufizuara, ndalimi i lëvizjes nuk do të zbatohet në periudhën nga ora 19:00 deri në ora 2Load AD

0:00, nga e hëna deri të premten, kurse gjatë fundjavave nga ora 11:00 deri në 13:00. Leje për qarkullim gjatë këtij orari do të kenë edhe kujdestarët ose shoqëruesit e personave me aftësi të kufizuara./Alsat/