Prej sot orë policore në Maqedoni, ndalohet lëvizja e popullatës nga ora 21 deri në 06

Advertisment

Prej sot në vend hyn në fuqi ndalimi i lëvizjes së qytetarëve në orët e mbrëmjes. Vendoset orë policore nga ora 21 e deri në orën 06 çdo ditë. Kjo masë rigoroze vendoset për herë të parë në vend, ndërkaq qëllimi është mbrojtja maksimale e popullatës nga koronavirusi.

Me orën policore nuk do të përfshihen pjesëtarët e MPB-së, ARM-së, ekipet e zjarrfikësve dhe personat nga higjiena komunale të cilët për momentin punojnë në turne, ndërsa për personat mjekësorë do të sigurohen bexha special.

Reklame

Ora policore nuk ka të bëjë edhe për personat që kanë nevojë për ndihmë mjekësore urgjente, gjendje të rrezikshme për jetën, personat të cilët shkojnë në dializë të shoqëruar jashtëzakonisht me të paktën dy persona. Nëse për shkak të urgjencës të gjendjes shëndetësore, në mënyrë shtesë do të evidentohet edhe kontrollohet arsyetimi i daljes dhe transporti deri te institucionet shëndetësore përmes paraqitjes së dokumentacionit shëndetësor pas përfundimit të kontrollit mjekësor.

Gjatë orës policore do të përkufizohet edhe numri i farmacive kujdestare në qytet. Në farmaci do të mund të shkojnë vetëm personat të cilët kanë vërtetim se paraprakisht kanë qenë në kontroll mjekësor. Do të përkufizohet edhe numri i taksive. Ata do të mund të transportojnë udhëtarë jashtëzakonisht drejt institucioneve spitalore apo farmacive. Taksitë në këtë tast, do të duhet të kenë pajisje mbrojtëse – maska dhe doreza.

Gjatë orës policore do të ndalohen lëvizjet e automjeteve nga transporti publik. Ekipet kujdestare të EVN, Ujësjellësit dhe kanalizimit dhe Ngrohtores mund të lëvizin vetëm me paralajmërim paraprak në 912 (MPB)

Drejtorët e institucioneve shëndetësore publike do të hartojnë listë të të punësuarve për të cilët parashikohet se do të kenë nevojë paraprake për lëvizje jashtë orës së limituar dhe do ta distribuojnë në MPB apo Ministri tjetër kompetente me qëllim të hartimit të dokumenteve speciale për lëvizje në orët restriktive. Ashtu që MPB-ja do të ketë kontroll komplet për personat të cilët lëvizin.

Vendimin për vendosjen e orës policore e komunikoi mbrëmë kryeministri Oliver Spasovski pas mbledhjes së Qeverisë. Siç tha ai në fjalimin e jashtëzakonshëm, për shkak të koronavirusit jeta ka ndryshuar rrënjësisht. Në këtë situatë tejet shqetësuese, është e nevojshme që secili prej nesh të adaptohet dhe të sillet sa më me përgjegjësi të jetë e mundur.

“Qeveria e mori këtë vendim në bazë të mendimit profesional nga Komisioni për Sëmundje Infektive sipas njohurive për koronavirusin. Në fakt, urdhërohet kjo masë që të parandalohet përhapje e mëtejshme e sëmundjes. Tashmë asgjë nuk është e njëjtë. Jeta në mënyrë radikale ndryshoi. Kjo kërkon ndryshim radikal edhe të përditshmërisë sonë. Nevojitet secili nga ne të përshtatet në këtë gjendje përfundimisht shqetësuese dhe sjellje maksimale të ndërgjegjshme. Secili qytetar dhe subjekt është thirrur të jetë pjesë e betejës sonë të përbashkët. Nëse duam ta mbrojmë kombin, të gjithë duhet të sillemi me përgjegjësi. Bëhet fjalë për mbijetesë të popullit dhe sistemit ekonomik. Për këtë, të gjithë të ngrihemi në lartësinë e detyrës”, porositi Spasovski, duke potencuar se në historinë e vendit tonë për herë të parë vendoset orë policore.

Qeveria në seancën e djeshme vendosi edhe që transporti publik dhe ndërurban t’i kufizojnë kapacitetet për transport të udhëtarëve për 50 për qind automjeteve ose me mbajtje të domosdoshme të distancës nga së paku dy metra mes udhëtarëve

Para fjalimit të jashtëzakonshëm drejtuar opinionit kryeministri Spasovski edhe në profilin e tij në Fejsbuk bëri të ditur se prej nesër vendoset orë policore.