Prej sot pajisjet dimërore, të detyrueshme

52

Policia e Maqedonisë së Veriut u ka rikujtuar të gjithë drejtuesve se duhet të fillojnë të përgatiten për sezonin dimëror.

#

Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh dënime për shoferët që gjatë dimrit, periudhë që përfshin kohën ndërmjet 15 nëntorit dhe 15 marsit, ngasin automjetet e tyre pa pajisje dimërore.

Gjatë kësaj periudhe, drejtuesit duhet t’i kenë me vete pajisjet dimërore, gomat e dimrit dhe pajisjet tjera të nevojshme dhe të obliguara.

Pajisjet dimërore të obliguara janë gomat për përdorim dimëror (M+S) zinxhirët në rrotat tërheqëse.