Prej të hënën sërish spërkatje kundër mushkonjave

Advertisment

Prej të hënën do të bëhet dezinsektimi tokësor i rajonit të Qytetit të Shkupit kundër formave të mëdha të mushkonjave. Ky dezinsektim do të fillojë më 31 gusht dhe do të përfundijë më së voni deri të premten, 4 shtator. Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, spërkatja do të bëhet ditën e ardhshme, kur kushtet e motit do të jenë më të volitshme.

Siç theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov në brifingun e sotëm me gazetarët, këtë vit është spërkatur në pesë kthime. Çdo spërkatje me kimikate është e dëmshme, dhe për shkak të asaj potencoi se nuk mund të bëhet aq shpesh.

Reklame

Sipas tij, ekspanzioni i mushkonjave në gusht ndodh për shkak të gushtit të lagësht në 50 vitet e fundit. Problemi është rajonal dhe duhet të përfshihen të gjitha palët e prekura.

Ai informon se Qyteti i Shkupit nuk është kompetent të kryejë këtë punë, por kjo bëhet në koordinim me institucionet tjera, ndërsa gjithçka është nën kontroll të Qendrës për Shëndet Publik.

Shilegov sqaroi se Qyteti i Shkupit funksionon jashtëzakonisht në suaza të kufijve të saj administrativ, por në pjesën nën ingerenca të komunave tjera, siç sqaroi, ka sjellje joserioze, dhe nuk kanë parashtruar asnjë pyetje këtë vit.

Nikolina Sokolovska nga Qendra për Shëndet Publik sot në brifing potencoi se asnjëra nga këto masa nuk i zhduk mushkonjat tërësisht, por vetëm i zvogëlon.