Premier League e ka seriozisht: gati 4 milionë stërlina për 26.000 tampone

Advertisment

Gati 4 milionë sterlina për një total prej 26 mijë tamponesh me kosto 150 pound njëra, për tu kryer dy herë në javë, në secilën nga 20 skuadrat e Premier: është kjo llogaria e bërë për rinisjen e kampionatit anglez, në 13 e 14 qershor sipas të dhënave të fundit.

Në Angli po mundohen të nisin sa më shpejt. Dje janë kthyer në stërvitje tre skuadrat londineze – Arsenal, Tottenham e Ëest Ham – e Brighton. Skema, për të gjithë, është ajo e punës në grupe me rotacion. Për seancat kolektive, duhet pritur 18 maji, por vendimin do ta marrë qeveria javvën e ardhshme: karantina, në ditën e 36, do të jetë në fuqi deri në 7 maj.

Reklame

Premier është e pezulluar që nga 13 marsi, pak orë pas njoftimit për pozitivitetin e teknikut të Arsenal, Mikel Arteta. Pandemia ka bërë 21.092 viktima në Mbretërinë e Bashkuar, por dje, me 360 humbje, ka qenë statistika më e ulët e prillit. Rifillimi i futbollit mbështetet më së shumti mbi shqetësimet ekonomike – në rast anullimi të turneut do të humbasin 1,290 miliardë euro, të lidhura me këstin e fundit të drejtave TV -, në një komb ku industria e topit është më e pasura në botë e ku bllokimi i kushton cilitdo nga 20 klubet e Premier 10 milionë euro në javë.