Premtimi i kryetarit Isen Asani, për ndërtimin e kopshtit të ri të fëmijëve deri më tani nuk është realizuar

42
#

“Ndërtimi i kopshtit të fëmijëve në Komunën e Tearcës”.

[Burimi: Programi zgjedhor i kryetarit të Komunës së Tearcës, Isen Asani në zgjedhjet lokale 2017, data: tetor 2017]

ARSYETIM:
Premtimin për ndërtimin e kopshtit për fëmijë, të premtuar në dy programet paraprake, dhe në programin e tij të ri “Për komunën që duam” (faqe 4) me të cilin fitoi mandatin e tretë në zgjedhjet lokale 2017 në Komunën e Tearcës, deri më tani (04.10.2019), nuk është realizuar.

Projekti i kopshtit në Komunën e Tearcës nuk është premtim i ri në programet e kryetarit Asani, të njëjtin e premtoi edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2013 (në programin zgjedhor “Të ndërtojmë së bashku”) dhe nuk e përmbushi në mandatin paraprak.

Të rikujtojmë se Asani që në mars të vitit 2013 tha se Komuna ka përgatitur projekt për ndërtimin e kopshtit.

Në fushën e mbrojtjes sociale, komuna përgatiti projekt për ndërtimin e kopshtit të fëmijëve. Me këtë projekt kemi aplikuar deri te ministria relevante dhe presim që projekti të mbështetet.

Por, përveç projektit të përgatitur (siç pretendon kryetari i Komunës) me kontrollim të detajuar në ueb-faqen e komunës, si dhe në profilin zyrtar në Facebook të kryetarit Isen Asan, nuk ka informacione se deri më tani në terren janë kryer aktivitete ndërtuese për kopshtin e premtuar. Në pjesën “Projekte të realizuara“, ku janë numëruar të gjithë projektet e realizuara të komunës për çdo fshatë në veçanti, nuk ka të dhëna për kopshtin, aq më pak, ndonjë procedurë lidhur me fillimin e ndërtimit të kopshtit rajonal për fëmijë.

Informacione për ndërtimin e kopshtit në Komunën e Tearcës nuk mund të gjejmë ndonjë informacion në gjeneratorët e lajmeve.

Së fundmi (06.09.2019) ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Caroska, gjatë vizitës së kopshtit të ri në Shuto Orizare, siç transmetuar një pjesë e mediumeve, mes tjerash, njoftoi se kopshti i Tearcë do të ndërtohet prej fillimi.

…Por, duhet të themi se në Vrapçisht, edhe në Tetovë, edhe në Tearcë janë përgatitur projekte të cilat finalizohen dhe duhet të fillohet me ndërtimin…(Carovska)

Duke pasur parasysh të gjithë informacionet, mund të arrihet në përfundim se premtimi i kryetarit të Tearcës, Asani, për ndërtimin e kopshtit të ri në Komunën e Tearcës deri më tani (03.10.2019), nuk është realizuar.

Burimi: Vërtetëmatës