Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta thirrje mërgatës shqiptare “Regjistrohuni”

Presidenti i Shqipëris, Ilir Meta sot ka pritur në një takim zyrtar Zëvendëskryeministrin e parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, z. Artan Grubin,

Rruga e integrimit të përbashkët i Shkupit dhe Tiranë drejtë Bashkimit Europian ishte një nga pikat e bisedës mes Grubit dhe Metës, duke e cilësuar këtë rrugë me plot sfida të cilat duhet të finalizohen me një sukses për të dy vendet të cilat synim e kanë familjen e madhe europiane, njofton TS.

Reklame

Presidenti Meta gjithashtu ka bërë thirrje mërgatës shqiptare të Maqedonisë së Veriut që të regjistrohet duke theksuar se regjistrimi i popullsisë do të jetë përmbajtësor në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ndaj i inkurajoj të gjithë të marrin pjesë në të.

“Me shumë kënaqësi prita sot në një takim vëllazëror Zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, z.Artan Grubi dhe delegacionin, që e shoqëronte.

U njoha prej tij me ecurinë e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut dhe theksova rëndësinë që ka përfshirja sa më e madhe e diasporës shqiptare në këtë proces.
Përtej aspektit statistikor, regjistrimi i popullsisë do të jetë përmbajtësor në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ndaj i inkurajoj të gjithë të marrin pjesë në të.

Si dy vende fqinje, aleate në NATO dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të duhet të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet në dobi të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit” ka shkruar presidenti Meta në Facebook pas takimit me Grubin./TetovaSot/