Presidenti i Turqisë do të shpallë sot “lajmet e mira”

Advertisment

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, sot do të shpallë “lajmin e mirë” për vendin që ai e premtoi në fillim të kësaj jave, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në hapjen e një fabrike të pajisjeve të teknologjisë diellore, Erdoğan në fillim të kësaj jave tha se lajmet do të paralajmërojnë një “epokë të re” në Turqi.

Reklame

Ai tha se shpreson të ndajë lajmet me kombin, ndërsa ministri turk i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, gjithashtu tha se lajmet “e rëndësishme” do të sjellin një “ndryshim në boshtin e vendit”.

“Më e mira është akoma për të ardhur”, tha Albayrak.

Ka pasur shumë spekulime në lidhje me këtë lajm, me një zhvillim të mundshëm në lidhje me industrinë e energjisë të Turqisë.