Presidenti Ilir Meta vs Bruce Lee

Ejup Berisha

Presidenti Ilir Meta vs Bruce Lee.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z.Ilir Meta sot qenka zënë me disa pjestarë të policisë së Bashkisë së Tiranës dhe i njëjti përpak sa nuk i paska rrahur ata me shqelma dhe me grushta ndërsa nuk paskan munguar të bërtiturat, ofendimet apo dhe kërcënimet se do ti burgos vetë Presidenti ata nëse të njëjtët nuk largohen menjëher nga ambientet e FRD-së. Është hera e parë që e shoh një President shteti të zihet direkt me dikë vetë në opinion dhe nuk di se si ta komentoj këtë ngjarje. Vetëm dua të themë se jamë i befasuar lidhur me sjelljen arrogante dhe të pahijshme të Presidentit Meta.

Duke e pasur parasyshë se Presidenti i Republikës është përfaqsues i qytetarëve dhe i njëjti është pasqyra e kombit dhe Republikës brenda dhe jashta shtetit konsideroj se Presidenti Meta nuk është dashur sot të reagojë aq vrullshëm dhe të sillet me aq arrogancë në opinion. Edhe pse nuk është as hera e parë e as e fundit të kemi pamje të tilla në ambientet politike shqiptare. Apo situata ku aktor kryesor të zënkave dhe përleshjeve janë vetë politikanët shqiptar ka plotë. Sot pra sjellje arrogante të politikanëve nuk janë as risi e as rastësi. Kjo është dëshmi se në politikën shqiptare nuk ka as eduaktë e as moral por ka vetëmse arrogancë dhe primitivizëm.

Ajo që dua ta themë me këtë rast lidhur me ngjarjen ku Presidenti Ilir Meta gatise nuk u përlesh fizikisht me pjestarët e policisë bashkiake të Tiranës është se
në një vend që pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Europjan është e pahijshme dhe e pashembëllt por dhe e papranueshme që Presidnti ta merr situatën në duart e veta dhe të tentojë ta zgjidh atë apo dhe ndonjë mosmarrveshje a konflikt që mund të shpërthej ose paraqitet pavarsisht se kush e ka nxitur apo provokuar konfliktin apo dhe mosmarrveshjen.Dua të përsëris se është e pakuptimtë që vetë Presidenti të reagojë.

Më tej nuk është pra mirë që Presidenti të tentoj ta zgjidh ndonjë situatë konfliktuoze vetë sepse ka shërbime kompetente shtetërore që duhet ta bëjnë një gjë të tillë, të njëjtat janë edhe të autorizuara si dhe të paguara që të veprojnë. Dikush si në shaka më tha se Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta qenka shëndrruar në Bruce Lee të vërtetë. Dhe duke e shikuar videon e postuar dhe pamjet nëpër rrjetet sociale nga ngjarja e sotme nuk po dallohet se kush në të vërtetë është duke u zënë Bruce Lee apo Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Tua themë të vërtetën unë kam tentuar me dekada ta emitoj karateistin legjendar me përmasa botërore Bruce Lee por nuk kamë arritur që ta bëjë një gjë të tillë siç e ka bërë këtë sot Presidenti Ilir Meta me aq lehtësi. Kështu që këtë të fundit e kamë ndërmend që pas përfundimit të mandatit të Presidentit ti bëj ofertë pune apo dua që ta angazhoj si trup roje timen personale. Prandaj Z President Ilir Meta mos u brengosni se pas përfundimit të mandatit tuaj Presidencial ju nuk do të mbeteni pa angazhim profesional se jo vetëm unë po pasi ju pamë në opinion se sa i fuqishëm dhe sa i guximshëm që jeni të gjithë do të duan të ju angazhojnë si roje personale apo si person për të inicuar ndonjë konflikt në stilin Kung Fu me shqelma dhe me grushta.