Presidenti turk Erdogan e pret presidentin Thaçi në ‘konakun’ e tij

Advertisment

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke qëndruar për një vizitë në shtetin e Turqisë, ku është takuar me presidentin Turk, Rexhep Tayip Erdogan.

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka pritur në “konak” presidenti e Kosovës, Hashim Thaçin, ku së bashku kanë ngrënë mëngjes në Rezidencën Vahdettin në Stamboll.

Reklame

Në këtë vizitë, presidenten Thaçi është i shoqëruar nga lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli.

Nuk është bërë e qartë se cila është qëllimi i vizitës së Thaçit dhe Pacollit në Turqi.

Por ditë me parë presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, kishte realizuar një bisedë telefonike me presidentin Thaçi, ku një nga pikat ishte dhe njohja reciproke Kosovë-Izrel dhe vendosja e ambasadës në Jeruzalem.

“Shqetësimet që kemi marrë nga liga arabe, por edhe nga presidenti Erdogan lidhur me njohjen reciproke me Izrealin. Unë jam në kontakt me presidentin Erdogan, kam diskutuar në telefon. Kjo njohje nuk do ta cenojë në asnjë rrethanë partneritetin strategjik dhe miqësore e vëllazërore mes Kosovës dhe Turqisë”, kishte thënë Thaçi.

Ndërsa dihet se shteti turk është në një marrëdhënie të tensionuar me shtetin e Greqisë.

Duhet theksuar se ditë më parë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në rezidencën e tij verore në Marmaris.