Prezantohet Zlatan Ibrahimovic

Advertisment

Zlatan Ibrahimovic do ta bartë fanellën me numrin 21 te Milani për pjesën e mbetur të sezonit në Serie A

Zlatan Ibrahimovic edhe zyrtarisht gjatë ditës së enjte ka kompletuar transferimin e tij te Milani, që rikthehet për t’i ndihmuar Kuqezinjtë pas sezonit të vështirë që po kalojnë, raporton Gazeta Express.

Reklame

38-vjeçari i bashkohet Milanit si lojtar i lirë dhe do të marrë numrin 21.

Ai në mbrëmjen e së enjtes është prezantuar pasi ka kaluar testet mjekësore, duke u fotografuar me fanellën me numrin 21 në krah të Maldinit dhe Bobanit.

Raportohet se ai do të marrë pagë 3.5 milionë euro në sezon te klubi nga Serie A, pas transferimit si lojtar i lirë.

Sulmuesi suedez e kishte veshur fanellën e Milanit nga vitit 2010 deri më 2012, duke i shënuar 56 gola në 85 paraqitje. /Gazeta Express/