Prifti serb heq flamurin shqiptar që ndodhej në Koshare që nga viti 1999 (VIDEO)

Advertisment

Një prift nga rrethina e Beogradit ka larguar tërësisht flamurin shqiptar KuqeZi, nga kulla e vrojtimit në Koshare.

Flamuri shqiptar u largua më 10 tetor, ndonëse aty kishte zë vend që nga viti 1999, njofton Klan Kosova.

Reklame

Pamjet e këtij momenti i ka publikuar gazeta serbe Novosti, ndërsa thotë se prifti me shumë vështirësi pas më shumë se shtatë orë ecje, i shoqëruar edhe nga dy miq, arrin në kullë.

”Meqenëse isha sipër, pashë drejt flamurin, atë shqiptar, i cili fluturon nga kulla e vrojtimit që nga viti 1999, pas tërheqjes së ushtrisë sonë. Disa emocione më pushtuan dhe iu afrova dhe e hoqa”, ka thënë ai.