Princi arab i dhuron Shqipërisë vaksina ruse kundër covid

Kanë mbërritur në Shqipëri 10 mijë doza të vaksinës ruse “Sputnik V”.

Dy ministrat e qeverisë Rama, Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj thanë se këto vaksina janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.

Me 22 shkurt i pyetur për vaksinën kineze dhe ruse, Edi Rama deklaroi:
Vaksina kineze është qartësisht e suksesshme, mjafton të shikojmë Turqinë, Emiratet e Bashkuara dhe efektet janë shumë pozitive. Kështu dhe për vaksinën ruse janë fjalë që bëjnë vlerësim pozitiv.

Por shihni vendet që kanë kthyer kokën në atë drejtim dhe nuk rezulton që pjesa më e madhe e tyre të ketë marrë akoma vaksinën dhe ne këto analiza i bëjmë.

Një gjë duhet ta dinë të gjithë, nuk është çështje parash, çmimet po rriten se kërkesat janë të ethshme dhe oferta e vogël. Sado të rriten çmimet, nuk do lëmë një shqiptar të vetëm të presë përtej asaj që kemi mundësi të bëjmë.

E them që t’i them njerëzve që mendojnë se është çështje fuqie ekonomike e buxheti, jo, nuk janë në treg. Nuk ka dyer të hapura që janë para nesh dhe nuk i kapërcejmë.