Prishin kurrorrëzimet ,martohen jashtë dhe nuk kthehen më

Advertisment

TË JETOSH ME KUJTIMIN E NJË DASHURIE TË PERËNDUAR

Ka shumë raste në Tetovë të cilat nuk rrëfehen për shkak të rrethanave dhe mentalitetit, por madje ka patur pritje të një jete të tërrë të të dashurve të tyre dhe më në fund ata ose nuk janë kthyer kurrë, ose kanë ardhur të jetojnë vitet e fundit kur I ka shkatërruar pleqëria

Reklame

URIM SALIHU

Gjithcka duket si në filmin vitet e ikjes,ndërsa më pas vijnë ato caste tjera më të rëndat që janë të përzier me pritjen e madhe dhe që shkaktojnë ankthin e madh. Njerëzit për vite të tërra rresht presin nëse do të ndryshojë fati I tyre, nëse dikujt do t’I kujtohet se ka lënë qoftë edhe një grimcë dashurie diku.

“ Kam mbetur thuajse e vetme. Burri im kthehet rrallë vetëm për të kujtuar se është gjallë dhe për të kaluar një pushim të vogël këtu” thotë R.A e cila ka mbetur as në tokë , as në qiell. Ajo nuk e din se sa kohë do të kalojë në këtë gjendje sepse vërren se po e gërryen vetmia. Ajo thotë se nuk duhet që të jetë e mallkuar që të jetoj një jetë të vetme duke e ditur se ka kurrorë me dikend I cili vazhdimisht I prodhon një mijë mënyra mashtrimi vetëm për t’a mbajtur si një peng dhe për t’I ruajtur familjen këtu ose për të jetuar thuajse gjithë jetën me kujtimin se ai do të më merr një ditë atje” thotë ajo dhe sikur një trishtim e përshkon të tërrën. Shumë të fshehta qëndrojnë pas kësaj historie martese me një njeri I cili e ruan këtë grua vetëm për në pleqëri si shumica që kanë histori të ngjajshme por shpesh të parrëfyeshme. “ Më kanë thënë se ai atje jeton me një grua të dytë dhe akoma nuk e kam konfirmuar nëse ka edhe fëmijë, por unë akoma vazhdoj të ndjej atë mospërfillje dhe padyshim se largësia të bën ndonjëherë të cmendesh” thotë kjo vajzë e re e cila prêt të ndërrohen stinët dhe padiktuar kur kthen gjërat në kujtesë e vërren se gjashtë vite tanimë I kanë shkuar si në errësirë. Disa psikologë e shohin këtë problem si shumë serioz në harmoninë e një cifti I cili fillon dalëngadalë të zbehet gjëja më e rëndësishe-Dashuria”, ndërsa ata vërrejnë se në Tetovë ka shumë raste të tilla kur më shumë gratë janë të përfshira nga situate të tilla. Ata madje kanë lejuar që të prishin edhe kurrorëzimet e tyre dhe për t’u mundësuar bashkëshortëve të tyre që të rregullojnë dokumentacionet në ndonjë vend të perëndimit ku ata kanë provuar të rregulojnë dokumentacionet, por më pas kanë ndodhur përmbysjet dhe ata të dhënë pas një jete tjetër atje kanë harruar se diku larg me kilometra I prêt dikush natë e ditë.

Ka shumë raste në Tetovë të cilat nuk rrëfehen për shkak të rrethanave dhe mentalitetit, por madje ka patur pritje të një jete të tërrë të të dashurve të tyre dhe më në fund ata ose nuk janë kthyer kurrë, ose kanë ardhur të jetojnë vitet e fundit kur I ka shkatërruar pleqëria.Të ndarra nga kënaqësitë njerëzore shumë gra kanë qenë viktima të mospërfilljes, por në të njëjtën kohë ata kanë qenë të detyruara të presin një jetë të tërrë larg ëndrrave njerëzore dhe larg prezencës së njerëzve me të cilët kishin vendosur të lidhin “fatin” dhe ky I fundit sikur pa dashje ua ktheu shpinën përgjithmonë.Tetova sot