Prishja e Teatrit, Krasta: Operacion ushtarak skandaloz, brutal, mafia ka paguar kaparin….

Advertisment

Pas situatës së rëndë dhe skandalit nëpërmjet dhunës së qeverisë për shembjen e Teatrit ka reguar në studion e SYRI TV edhe gazetari Adi Krasta.

Eshte përdorur një taktikë ushtrake, tha ai. Mafia ka dhënë kaparin për këtë trualla tha gazetari i njohur.

Reklame

“Segmente shumë të fuqishme të mafias kanë dhënë kaparin e tyre në atë që do të do të jetë lagjia e dyqaneve të pasura”.

“Këtu po zhvillohet një gjë e madhe e shkatërrimit të themeleve të Tiranës, jemi të gjithë si njerëz jemi vënë në prove”.

Prishja e ndërtestës është infinit. Dhe zgjedhja që të bësh të shtunën në Darkë, është metodë kopileske. Eshtë e paramenduar kjo. Eshte menduar që të gjithë gjerat që të kete sa më pak reaksion popullor. Dita e dielë. Njerëzit të mbyllur nuk dalin dot në shesh.

Krasta tha se Ramën e mban në këmbë PS që sot është një parti terroriste. Një grupim i cili ka egzekuitivin e këtij vendi që të mos dalin nga kllapat ku janë futur minimalisht për të thenë atë që po ndodh.

“Eshtë e pamundur, kjo që po nodh ka një dimension biblik”. Nuk duhet të biem në kurthin e emocionalitetit. Sot komisioni për sigurinë e parlamentit pavarsisht se sa i bllokuar është, kush e rrah, duhet ti bëjë një seancë degjimi Ministrit të Brendshëm i cili ka organizuar një operacion ushtarak me brutalitet shumë të lartë.

Të marrët nuk duhet të marrin pushtet në Shqipëri.

Duhet një Lidhje Prizëreni. Ky vend duhet të shpëtohet nga autoshkatërrimi.

Sot Shqipëria e keqe e ka mundur Shqipërinë e mirë, tha Krasta në studion e Syri TV.

© SYRI.net