Prishtina ua tregon qejfin rusëve në Turqi, Boshnjaku dhe Krasniqi heronjtë

Prishtina po e vazhdon fazën përgatitore në Turqi, ku sot shënoi fitore ndaj klubit rus, Alania Vladikavkaz me rezultat 2:0.

Prishtina golin e parë e shënoi në minutën e 33-të kur Lorik Boshnjaku me mjeshtëri doli para portës, kaloi portierin dhe shënoi për 1-0.

Reklame

Në pjesën e dytë Prishtina arriti të shënojë edhe një herë. Sulmuesi Sadam Sulley fitoi penallti, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Besnik Krasniqi.

Prishtina 10 minutat e fundit i zhvilloi me një lojtarë më pak, pasi që Besnik Krasniqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Në disa momente ndeshja ishte e tensionuar, ku nuk munguan kacafytjet mes lojtarëve.