Prisni pak!! Gashi dizajnoi Nike Air Force 1 me shqiponjën tonë? (FOTO)

41
#

Nga artistët me famë botërore, nuk ka asnjë që proklamon etninë e tij dhe tregon se është SHQIPTAR më shumë se sa Labinot Gashi apo i njohur për publikun e gjerë si Gashi.

Derisa në Sunny Hill ai dizajnoi bluza të veçanta me simbolin kombëtar shqiponjën, ai edhe vallëzoi me Dua Lipën vallen e Rugovës në mes të Turmës.

Ndërkaq në një intervistë për Klan Kosova ai thoshte: “Jam shqiptar dhe gjithmonë do ta them këtë. E kam thënë edhe para 10-të vitesh. Kurrë nuk do ta heq shqiponjën nga gjoksi im”, është deklaruar këngëtari.

Ndërsa tani ai na ka zënë në befasi duke prezantuar një palë atlete ikonike të cilat mbajnë simbolin kombëtar shqiptar, atë të shqiponjës dykrenare.

Ndërkaq, në këto atlete të markës Nike të modelit Air Force 1 – njëri nga modelet më të shitura në botë – ka vënë edhe fytyrën e tij me maskën epike ngjyrë portokalli.

Atletet e reja s’mund t’i gjesh ende në internet, ndërsa fansat e tij shqiptarë e kanë vërshuar me pyetjet Gashin se ku mund t’i blejnë ato, e reperi nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër!!!!