Pritej breshër, por u parandalua nga DPHM / Ja si bëhet kjo punë në Maqedoni

Edhe një ndërhyrje e suksesshme e DPHM-së për parandalim të breshrit me ndihmë të mbjelljes së reve

Rajoni i Pellagonisë dhe i Prespës gjatë ditës së djeshme janë përfshirë nga masa ajrore e paqëndrueshme intensive e cila vinte nga jugu. Me qëllim që të parandalohet paraqitja e breshrit, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike përmes qendrave të radarit Gjurishtë dhe Topollçan dhe Aeroklub Shkup në periudhën prej orës 10.15 e deri në orën 16.33 kanë kryer mbjellje ajrore të reve të breshrit dhe re potenciale të breshrit me 135 shkopinj, (një shkop përmban 400 gr jod argjendi), bëri të ditur Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Reklame

Paraprakisht, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike dhe Aeroklub Shkup, më datën 20 të muajit të kaluar, e pati ndërhyrjen e parë të suksesshme për parandalim të paraqitjes së breshrit me ndihmë të metodës së re për mbjellje të reve. Atëherë, shtohet në kumtesë, ushte kryer veprim mbi re të breshrit me mbjellje ajrore në rajonin në jugperëndim të Velesit, në Komunën e Çashkës dhe në rajonin në perëndim të Prilepit në Komunën Dollnen. DPHM dhe Aeroklub Shkup, periudhën e kaluar kanë kryer disa ndërhyrje të suksesshme për parandalim të breshrit me ndihmë të mbjelljes ajrore të reve.

Kjo metodë e re për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore (breshër) për herë të parë prej sivjet filloi të zbatohet edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mbjellja ajrore të reve për mbrojtje nga breshri do të zbatohet në të gjithë territorin e shtetit tonë. Me këtë sistem modern për mbrojtje nga breshri do të kontribuohet për mbrojtjen e prodhimeve bujqësore nga fatkeqësitë natyrore, dhe ulje të vlerës e cila viteve të kaluara po ndahet për pagesë të dëmshpërblimit.