Privohen nga liria 134 persona për shkelje të orës policore

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 172 shkelje të orës policore në të gjithë territorin e shtetit, 134 persona janë arrestuar nga policia, një është paralajmëruar kurse për të tjerët policia ka marrë të dhëna dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.

Si pasojë e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 253 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është marrë asnjë vendim shtetëror për izolim të personave.

Prej 1 799 kontrolleve të kryera nga policia, nuk është evidentuar asnjë shkelje e masës për izolim-vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.

Ndërsa në karantinë shtetërore gjatë 24 orëve të fundit janë futur shtatë persona.