Privohen nga liria drejtuesit e dy portaleve

Advertisment

Policia e Podgoricë, ka arr estuar dy redaktorët kryesor të portaleve nga Mali i Zi, Borba dhe IN4C, nën dyshimin se kanë kryer veprën pe nale shkaktim të panikut dhe trazirave.

Ata ngarkohen se dje kanë shkaktuar panik në opinion duke publikuar lajme të rrejshme lidhur me ngjarjet në Vila Gorica, në Podgoricë, pa i vërtetuar paraprakisht informacionet.

Reklame

Vila Gorica, në Podgoricë, shfrytëzohet për pranimin e mysafirëve të lartë dhe delegacioneve të huaja nga ana e presidentit Millo Gjukanoviq dhe Qeverisë.

Pasditen e djeshme në këtë vilë është ndezur një kuti kryqëzimi, por defekti shpejtë është rregulluar.

Ndryshe, në tekstet e tyre Borba dhe IN4C, publikuan se në Vila Gorica, ka pasur shpërthim dhe se në drejtim të vendngjarjes janë nisur ekipe të zja rrfikësve dhe të policisë.