Privohet nga liria 43 vjeçari për vendosjen e zjarrit dy veturave të EVNsë

Advertisment

Sipas policisë, është i njohur identiteti i personit që ka kryer akcionin e vendosjes e zjarrit dy veturave të EVN-së.
Dyhsohet për 43 vjeçarin K.O nga Tetova i cili është privuar në orët e hershme të mëngjesit nga policia.
“Në rrugën “Lenin” në lidhje me aktin e kryer nxitje të rrezikut të përgjithshëm është privuar nga liria personi K.O (43) nga Tetova. I njëjti është mbajtur në stacionin policor për hetim të mëtejshëm”, thonë nga MPB.

Në një interval prej 30 minutave në Tetovë janë djegur dy vetura të kompanisë energjetike EVN-Maqedoni. Ngjarja ka ndodhur diku rreth orës 1 pas mesnate.
Kjo ndodhi një ditë para protestës së paralajmëruar kundër shtrenjtimit të energjisë elektrnike.
Nisma qytetare kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë për sot në ora 19 ka paralajmëruar protestë në disa qytete të vendit. /tetova1/