Proces jo transparent I regjistrimit të anëtarëve të BDI-së në Saraj

33

Njëri prej aktivistëve të dalluar të BDI-së në Saraj , Ekrem Farizi shfaq shqetsimin e tij për një proces jotransparent të regjistrimit të anëtarëve të BDI-së në Saraj.

Ai në profilin e tij në facebook shkruan

“Proces JOTRANSPARENT i regjistrimit të anëtarëve të BDI-së po zhvillohet në Saraj. Komisioni komunal i ngarkuar me këtë detyrë po man.ipulon me procesin që i është besuar. Anëtarë të dalluar dhe themelues të BDI-së si dhe ish-ushtarë dhe funksionarë të lartë partiak anash.kalohen nga evidentimi. Fletantarsimet në disa këshilla vendorë po shpërndahen nga persona të dysh.imtë “sat.elitë” të ardhur në BDI për interesa personale. Edhe përskaj mundesisë së regjistrimit online (procedurë jostandarde), ne shumë anëtarë të anash.kaluar apelojmë deri te Kryesia e BDI-së që të ndë.rhyjë në drejtim të rritjes së transparencës në këtë proces që të mos vijmë deri te situata të pakëndshme në proceset që do të pasojnë deri në Kongres.

Mbetemi të rreshtuar në krah të Liderit tonë Ali Ahmeti prej të cilit presim që të na pri.jë në procesin e krijimit të BDI-së për 20 vitet e ardhshme” .

Ky postim u shpërnda me shpejtësi nga shumë aktivist të BDI-së në Saraj , përfshirë edhe Forumin rinor BDI në Saraj.