Profesoresha e Kembrixhit: Do të kemi një pandemi një herë në 5 vite

Advertisment

“Teksa pasojat e Covid-19 vazhdojnë në të gjithë botën dhe vala e dytë rrezikon Evropën, ne kemi një zgjedhje për të bërë. A do t’i përgjigjemi thjesht për të tashmen, apo duhet të ndalemi pak, të shikojmë përtej horizontit të kësaj pandemie drejt tjetrës?”

Kështu e hap shkrimin e saj në “The Guardian”, Sally Davies, profesoreshë në Universitetin e Kembrixhit dhe ish-zyrtarja më e lartë shëndetësore në Angli. Ajo ka paralajmëruar në këtë artikull se pandemia e radhës është duke ardhur dhe “koronavirusi duhet të na ndihmojë që të përgatitemi” për ta përballuar atë më mirë.

Reklame

“COVID-19 nuk është as e para dhe as e fundit emergjencë shëndetësore që do të ketë bota. Kolegët e mi vlerësojnë se do të kemi një pandemi ose emergjencë shëndetësore të paktën një herë në 5 vite duke nisur nga tani. Por, mund të jenë edhe më të shpeshta”, shprehet Davies.

Sipas saj, e vetmja mënyrë për t’i bërë ballë kësaj të ardhmeje është bashkëpunimi mes shteteve.

“Duhet të bashkëpunojmë pa parë shtetësinë e ekspertit apo vendin nga vjen”./ Opinion.al