Profesoresha Gjyla Çeliku me një nismë të re

Advertisment

Të dashur miq të jetës time reale dhe virtuale, ju njoftoj që deri tash numri i intelektualëve të profesioneve të ndryshme në iniciativën tonë NE JEMI NDRYSHIMI është 116 dhe shpresoj që ditëve në vazhdim të shtohet akoma më shumë. Ky numër është shkruar me emra, mbiemra, profesion qytet të cilët publikisht do bëhen pjesë e ndryshimit debateve dhe trajnimeve të ndryshme të cilët do t’i realizojme shumë shpejt.

Pjesa tjetër e përkrahësve nuk është në listën tonë, por në realitet ekziston dhe do të përfshihet në takimet tona. Opozita e di sepse i kam takuar të gjithë, ne duam të ndihmojmë procesin, jo të përçajmë votën shqiptare. Do t’i bashkangjitemi bllokut opozitar nëse i realizon kërkesat tona, nëse jo, atëherë një partie politike e cila do na faktorizojë dhe realizojë kërkesat tona. Instrument për interesa partiake nuk bëhemi, për popull po. Prioriteti i iniciativës tonë janë ekspertët e shkencave politike dhe apeloj që të më shkruani lirisht mua sepse me këtë pjesë unë do merrem individualisht pasi partitë politike për fat të keq çdoherë e kanë anashkaluar këtë shtresë.

Reklame

Lind pyetja pse duhet të studiojnë shkencat politike pasi nuk përfillen? Apo vetëm për t’u bërë profesorë? Jo. Perspektiva e politikës është te ekspertët e politikës. Unë i kam promovuar në profilin tim të facebookut ish studentë dhe studentë, në media televizive dhe portale por partitë nuk kanë dashur t’i njohin dhe dëgjojnë. Asnjëherë nuk e kuptova pse?! Lind pyetja kush është më profitabil për shoqërinë një studiues i shkencave politike i cili e sheh politikën si ardhmëri për një shoqëri ose një individ i një profesioni tjetër që e sheh politikën si interes, biznes dhe karrierë.

Ata/ato që i kam pasur studentë e dinë që me shumë përkushtim i kam edukuar, bile shpesh edhe jashta orarit të punës, tash do keni mundësi t’i shihni në debate si liderë të së ardhmes, pasi shumica kanë qenë apartiakë por që shpresojnë shumë për ardhmërinë. Ju ftoj publikisht të gjithëve juve që keni kryer shkencat politike, nuk ka rëndësi universiteti ku e keni kryer, por ka rëndësi ta doni politikën si profesion më shkruani privat mua dhe bashkangjiteni iniciativës tonë NE JEMI NDRYSHIMI sepse ju duhet të dëshmoni ate që e kanë pasur mangësi partitë tona politike.

Qëllimi im është edhe më madhështor se sa ndryshimi, bashkarisht të krijojmë Akademinë Politike Shqiptare të cilën mund ta transferojmë edhe në institut në një të ardhme të shkurtër dhe bashkarisht të krijojmë një lidership me liderë që do kontribonte në të gjitha trojet. Jeni të gjithë shumë të mirëseardhur, edhe ju të profesioneve të tjera që nuk e shihni politikën si interes, por si proces dhe progres më shkruani lirisht dhe mos nguroni.

Në trajnimet tona do vijnë jo organizata të paguar a ashtu siç bën BDI, por profesorë të shkencave politike nga Amerika dhe Europa, India Zelanda e Re Anglia Irlanda të cilët do ta bëjnë vetëm nga kontaktet që unë kam krijuar me projektet që kemi pasur dhe duke njohur qëllimin tim të pastër.