Profesoresha Ilire Dauti e propozuar për kandidate për deputet nga Dega e ASH-së në Zhelinë

Ashtu si në Degët tjera të ASH-së edhe në Komunën e Zhelinës u mbajt Kuvendi Degës i kësaj partie, ku unanimisht u zgjodhën kandidatët e mundshëm për deputet nga Zhelina.

Kandidatëve të zgjedhur të Zhelinës u prinë Profesoresha Ilire Dauti, njëherit edhe zëdhënëse e kësaj partie, e ndjekur nga Kasam Arifi si dhe Profesori i gjuhës angleze Shabedin Shabani.

Reklame

Përndryshe më datë 11 mars në mbledhjen e Kuvendit Qendror që do të zhvilloj punimet në Gostivar do të bëhet edhe zyrtarizimi i listave të Aleancës për Shqiptarët për të gjitha zonat zgjedhore nëperjashtim të zonës e katërt ku nuk do kenë kandidatin e tyre.