Profesorët e UEJL-së në grupin e studiuesve më të cituar në Maqedoni

Në raportin e publikuar për vitin 2022, nga AD Scientific Index, profesorët Veland Ramadani dhe Gadaf Rexhepi nga Universiteti i Evropës Juglindore, në nivel vendi janë renditur në mesin e 50 studiuesve më të cituar nga Maqedonia e Veriut, në të gjitha fushat. Në raport janë përfshirë 11 universitete dhe 375 profesorë nga vendi.

Në këtë raport shihet se më së miri janë renditur profesorët e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, në fushën e Biznesit dhe Menaxhmentit, ku nga gjithsej nga gjashtë më të mirë pesë janë nga ky fakultet. Në listën e përgjithshme të studiuesve më së shumti të cituar janë edhe profesorët tjerë nga ky fakultet, si: Prof. Dr. Jusuf Zeqiri, me 1117 citime, Prof. Hyrije Abazi – Halili me 883 citime dhe Prof. Dr. Sadudin Ibrahimi, me 515 citime.

Në nivel vendi dhe universiteti, të renditur mjaft mirë, janë edhe profesorët nga fakultetet tjera. Në shkencat kompjuterike, Prof. Dr. Majlinda Fetaji, ka 508 citime, Prof. Dr. Menan Selimi, ka gjithsej 402 citime, pasuar nga Prof. Dr. Lejla Abazi – Bexheti me 398 citime dhe studiues të tjerë nga ky fakultet, të cilët gjithashtu kanë numër të konsiderueshëm të citimeve.

Prof. Dr. Ali Pajaziti, nga Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore është studiues më mirë i renditur, me 320 citime, në fushën e sociologjisë.

AD Scientific Index (Alper-Doger Scientific Index), është një sistem renditjeje dhe analize i bazuar në performancën shkencore dhe vlerën e shtuar të produktivitetit shkencor të studiuesve individualë.